Një lokal është djegur tërësisht në zonën e bregdetit. Ngjarja është shënuar në zonën e Borshit.

Qytetarët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al pamjet nga djegia e lokalit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar, por lokali është shkrumbuar tërësisht.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Do të jenë hetimet e policisë që do të përcaktojnë shkakun. /tvklan.al