Përgatitja: 1 orë, Maturimi: 8 orë,

Përbërësit për 4 persona:

250 gr rikota

150 ml krem qumështi

100 gr bajame

75 gr sheqer

2 të verdha veze

5 gr xhelatinë

300 ml ujë

Përgatitja:

Bluani imët bajamet dhe përziejini me ujin. Vendoseni këtë tretësirë të përftuar në frigorifer për 8 orë. Në përfundim të kësaj kohe flirtojeni me ndihmën e një site të hollë për të marrë qumështin e bajameve. Rrihni të verdhat e vezëve, shtoni 125 gr qumësht bajamesh dhe vendoseni në zjarr në një tenxhere në mënyrë që masa e kremit të fitojë dendësinë e duhur. Shkrini në kremin e zier xhelatinën, që paraprakisht e keni lënë në ujë, kulluar dhe shtrydhur nga lagështia e tepërt dhe lëreni të ftohet. Përziejeni me rikota të kaluar në sitë dhe kremin e qumështit që e keni rrahur paraprakisht. Mbushni format me masën e përftuar, futini në ngrirje dhe pas disa orësh nxirrini dhe hiqini nga format. Shërbejini në temperaturë 5oC.

/tvklan.al