Shkupi me sytë nga takimi Merkel – Macron

Shkupi me sytë nga takimi Merkel – Macron

15:47 13/10/2019

Osmani: Franca ende në dilemë, por jam optimist

Vëmendja e opinionit vendas në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është kthyer kah Parisi, me shpresë se Kancelarja gjermane do të arrijë ta bind Presidentin francez të “zbutet” rreth procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas informacioneve, të cilat këtyre ditëve vijnë nga burime diplomatike, Presidenti Macron insiston që së pari të bëhen reforma të brendshme në BE, të përcaktohet metodologji e re për përparimin e vendeve kandidate, ku Parisi zyrtar gjen shumë mungesa në shkallën e demokracisë dhe në sundimin e së drejtës, dhe pastaj të hapen dyert për anëtare të reja. Zv/kryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në intervistë për Sitel pranon se ka rezerva të mëdha për shkak të qëndrimit të Parisit zyrtar.

“Ende nuk kemi qëndrim nga Franca, kemi pozicione të ndryshme të Francës dhe dilema në raport me përcaktimin e metodologjisë së re për negociata dhe nëse ajo do të futej në përdorim, para ose pas fillimit të negociatave. Jam optimist, por megjithatë me rezervë të madhe, për shkak të pasigurisë që e imponon ky mosdefinim i pozicionit të Francës deri në momentin e fundit”.

Autoritetet në Shkup me muaj shprehin bindjen se negociatat “janë në prag”, për çka do të vendoset në samitin e Bashkimit Evropian ditën e enjte dhe të premte në Bruksel.

“Me të drejtë mund të presim që për disa ditë, më 17 dhe 18 Tetor, pas 15 vitesh, të marrim vendimin për fillim të negociatave. Nuk e di çfarë diskutojnë Franca dhe Holanda, por nuk ka asnjë vend që ka punuar më shumë se ne”, thotë Kryeministri Zaev.

Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut me vite ishte e bllokuar nga Greqia, deri në arritjen e marrëveshjes për kontestin e emrit.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi