Mariçiç: Sinjal i qartë, duhet ta përdorim

Fjalimi i presidentit të Komisionit Europian, Charles Mishel në Forumin e Bledit në Slloveni për përcaktimin e një afati kohor për integrimin në BE të vendeve kandidate është mirëpritur edhe në Shkup.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç thotë se ky është një sinjal i qartë që u çohet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të veçantë Shkupit se nuk duhet ta humbasin rastin për të votuar ndryshimet kushtetuese për t’i hapur rrugë integrimit.

Ndaj theksoi ai të gjitha përpjekjet që po bëhen nga qeveria këtë vit për të bindur opozitën të votojë pro këtyre ndryshimeve janë të justifikuara.

Tv Klan