Shkupi, notë verbale ndaj Bullgarisë




Shkupi, notë verbale ndaj Bullgarisë

17:40 25/06/2022

“Dënoni gjuhën e urrejtjes, distancohuni nga pretendimet territoriale”

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut kërkon nga Sofja zyrtare që të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe pretendimet territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut. Reagimi i tillë vjen pas sjelljes së një pjese të deputetëve bullgar, të cilët në seancën e djeshme përdorën mbishkrimet “Maqedonia është Bullgari”, porosi kjo e cila u përçua edhe përmes foltores së Kuvendit bullgar në po të njëjtën seancë. 

“Porositë e këtilla janë në kundërshtim me vlerat evropiane demokratike, por edhe kundër Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim dhe nuk kontribuojnë në kultivimin e parimeve dhe frymës së Marrëveshjes. Republika e Maqedonisë së Veriut pret që përfaqësuesit zyrtarë të Bullgarisë të dënojnë këtë gjuhë eksplicite të urrejtjes dhe pretendimeve territoriale drejt Maqedonisë së Veriut, si akt skajshëm jo korrekt drejt një shteti fqinj mik. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë përkatëse i ka dorëzuar Notë Verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë”.

Në Kuvendin bullgar, në seancën e djeshme është miratuar mbështetja për propozimin francez për zhbllokim të integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Në moment të fundit është intervenuar në njërën nga dispozitat e propozimit francez, gjegjësisht është bërë riformulim dispozitës që ka të bëjë me përmendjen e marrëveshjes së vitit 2017 dhe protokollet që dalin prej saj në kornizën negociuese.

Tv Klan










Të ngjashme