Gjigantët e La Liga, Atletico Madrid kanë njoftuar se kanë ulur pagat e lojtarëve me 70% në mënyrë që të shlyejnë detyrimet e rreth 430 pjesëtarëve të stafit të tyre. Vendim i ngjashëm ky me atë të Barcelonës, lojtarët e të cilit ranë dakord për një ulje të pagave deri në momentin kur kampionati do të rinisë. Përgjysmimi i pagës është kthyer në një ide inovative tashmë në të gjithë botën e futbollit.

Juventus ishte ndër ekipet e para që i kërkoi futbollistëve të saj të heqin dorë nga 30% e pagës, kërkesë që u përqafua nga Cristiano Ronaldo me shokë. Kjo i solli kursime deri në 90 milionë Euro ekipit të drejtuar nga Maurizio Sarri. Ndërkohë shkurtime në listën e pagave të lojtarëve zgjodhën të bëjnë edhe ekipet gjermane e angleze.

Pandemia e koronavirus ka goditur edhe rrogën e një prej legjendave më të mëdha të futbollit botëror. Diego Armando Maradona ka vendosur të heq dorë nga një pjesë e mirë e rrogës që merr te Gimnastia në Argjentinë. Humbjet për klubin në këto momente janë shumë të mëdha dhe rroga e ish yllit të Napolit ishte tepër e lartë për arkat e tyre. Maradona ka edhe 4 muaj në kontratën me La Plata, por pavarësisht kësaj, rroga në këto momente nuk është asgjë përpara krizës që po kalon klubi që drejton prej 1 sezoni e gjysëm.

Klan Plus