Denaj: Ulëm buxhetin për ato që nuk kanë ecur si duhet

Vërejtjet që bëri një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku se ndërtimi i shumë veprave publike rrezikohet për shkak të financimeve të ulëta për këto projekte nga ana e Ministrisë së Financave, Ministrja Denaj iu përgjigj se realizimi i ulët i të ardhurave detyron ngrirjen e disa fondeve në mënyrë që të mos rritet deficiti.

Po deputetët socialistë i kujtuan Ministres Denaj angazhimet që ka marrë qeveria. Denaj tha se faji është edhe i projekteve që nuk kanë ecur si duhet.

Ministrja e Financave nuk iu përgjigj as interesimit të gazetarëve në fund të seancës, lidhur me paketën e 3 projekteve të mëdha që do të bëhen me koncesion që i shpalli një ditë më parë Ministrja Belinda Balluku.

Edhe pse investimi do të jetë përmes kapitalit privat, në fondet e vitit të ardhshëm nuk parashikohen para për supervizionin e kontratës, çka e bën të pamundur nisjen e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, rrugës Thumanë-Rrogozhinë dhe tunelit të Llogarasë.

Tv Klan