Ulje me 25% për futbollistët

Cristiano Ronaldos dhe futbollistëve të tjerë të Manchester United do t’u shkurtohen pagat me një shumë marramendëse pasi nuk arritën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

United humbën 4-0 kundër Brighton për t’i dhënë fund matematikisht shpresave të tyre për të përfunduar në top katërshe. Si rezultat, një numër lojtarësh pritet të goditen financiarisht pas një fushate zhgënjyese. Në kontratat e tyre ka një klauzolë që parashikon ulje page më 25% në rast se klubi nuk arrin të kualifikohet në Champions League.

Paga e Cristiano Ronaldo tij do të bjerë nga 385,000 paund në javë në 288,000, shifra më e ulët që ai ka fituar prej vitesh.

Me një ndeshje të mbetur në kalendar nuk mund të arrihet objektivi.

Trajneri Erik ten Hag do të marrë drejtimin gjatë verës dhe ai e di se ka një detyrë të madhe për të rikthyer klubin në standardet e mëparshme.

Tv Klan