Besimtarët bllokuan agresorin

Rrezikon të përgjaket Kurban Bajrami në Norvegji si pasojë e një sulmi me armë ndaj një xhamie, të ndaluar fatmirësisht që në fillesë. Një person i armatosur rëndë hyri në një xhami në Oslo, për të qëlluar nga besimtarëve, por u bllokua në çast.

Personat e pranishëm brenda objektit të kultit arritën t’i hiqnin armën agresorit dhe e ndaluan atë. Një person mbeti i plagosur lehtë si pasojë e ngjarjes.

Policia arrestoi autorin, një 20-vjeçar vendas. Në banesën e tij, oficerët gjetën një grua të pajetë, që dyshohet se është vrarë nga agresori i xhamisë.

Tv Klan