Shmanget tragjedia në Fushë-Krujë

Shmanget tragjedia në Fushë-Krujë

10:41 14/09/2019

Zjarri përfshin një pallat, shpëtojnë 3 fëmijë

Një zjarr i rënë në e fundit të një pallati në Fushë-Krujë për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Tre fëmijë të mitur kishin mbetur në katin e tretë të një pallati të asfiksuar nga tymi. Por ata janë shpëtuar nga Luan Tali, i cili shmangu tragjedinë. Ai tregon momentin kur nxori jashtë fëmijët mes flakëve dhe tymit.

Pasojat e zjarrit sollën djegien e të gjithë katit të tretë të pallatit, duke lënë në qiell të hapur disa familjarë. Ndërsa zjarrfikëset kanë mundur të fikin flakët pas disa orësh.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët janë përhapur shumë shpejt për shkak të çatisë së vjetër dhe amortizimit të saj.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori