Kafja gjatë shtatzënisë duhet evituar plotësisht. Ky është rezultati i një studimi të publikuar së fundmi, bazuar mbi statistika. Sipas OBSH, konsumi i kafes gjatë pritjes së fëmijës lejohet, por në mënyrë të moderuar, duke vënë edhe një limit prej 200 mlg në 24 orë, pra 3 filxhane ekspres.

Por, sipas analizave të fundit rezulton se nuk ekziston një nivel i duhur minimal i kaferinës që të jetë i sigurtë, për të cuar deri në fund një shtatzani të shëndetshme dhe të evitohen aborted spontane dhe komplikime të tjera.

Për të arritur në këtë konkluzion grupi i Universitetit të Reykjavik, ka analizuar më shumë së 1200 studime mbi efektet e kafeinës në gratë shtatzëna. Dhe në bazë të tyre, është dalluar qartë me statistika, se konsumi i kafes është i lidhur shpeshherë me pasoja negative në shtatzani.

Kjo ndodh pasi kafeina arrin të depërtojë placentën duke arritur tek fetusi, që nuk i ka enzimat e nevojshme për ta metabolizuar. Studimi ka hapur një debat të ri mbi këtë cështje, dhe sipas skspertëve duhen rishikuar të gjitha protokollet mjekësorëtë shtatzanisë në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë e SHBA.

Klan Plus