“Shmile” është poza më e re që po përdoret shumë nga blogeret, por edhe të rinjtë që postojnë foto në Instagram. Dhe kjo pozë do të jetë trendi i fotove për vitin 2019. Por, pse është quajtur “Shmile”?

“Shmile” i referohet buzëqeshjes me sy mbyllur. “Sh” (shut eyes), dhe “mile”, (smile) buzëqeshje. Të qeshësh duke mbyllur sytë!

Një foto e tillë ju bën të dukeni shumë të lumtur, pra ju jeni shumë të gëzuar dhe nuk keni nevojë të shikoni aspak telefonin, apo aparatin më të cilin po bëni foton. Por, sigurisht edhe ky pozicion fotoje, kërkon që ta mbani fytyrën në një pozicion të rregullt, ta mbani nofullën pak lart, në mënyrë që të mos dukeni sikur po flini në këmbë.

Për të realizuar këtë foto miku apo mikesha juaj duhet të jenë shumë të duruar. Gjithsesi nuk ju kushton asnjë gjë ta provoni.

Edhe pse mund ta keni bërë dhe më parë si pozë, tani është fiks momenti i duhur për të qenë “In”.

/tvklan.al