Dy shoferë janë përfshirë në një sherr për motive këtë të hënë në Kamëz. Mes tyre janë përdorur edhe sende të forta.
Uniformat blu thonë se si pasojë ka mbetur i lënduar një 38-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Por policia njoftoi se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
“Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./tvklan.al