Artistja e tretë “Big” e javës së nëntë të Kënga Magjike” vjen nga larg. Martina Majerle është një artiste e njohur kroate e cila ka qenë pjesëmarrëse në shumë festivale dhe po ashtu fituese e shumë çmimeve. Përfaqësuese e Sllovenisë në Eurovision 2009.

Ajo ka performuar në skenat botërore si Paris, Londër, Sidney, Stockholm. Vokaliste kryesore në disa show televiziv si : “The Voice of Croatia” dhe “Singing With the Stars”. “Majerle Music” quhet shtëpia e saj diskografike.

Arditi: Nga skenat e rëndësishme europiane siç është Eurosong , finalja e saj, vjen në Kënga Magjike në Shqipëri. Është hera e parë në vendin tonë?

Martina: Është hera ime e parë këtu në Shqipëri dhe shpresoj mos të jetë e fundit.

Arditi: Çfarë të bëri përshtypje? Çfarë të pëlqen dhe cfarë pret nga Shqipëria?

Martina: Në fakt, që në çastin e parë që zbrita nga avioni pashë shumë jetë dhe sonte do të dal pak për të bërë një ecje, sepse kjo jeta kjo gjallëria më kujton gjallërinë që ka në Europe, që kemi patur përpara Covid. Njerëzit janë duke e shijuar jetën këtu, kjo është ajo që më pëlqen më shumë.

Më falni, në një moment isha duke blerë një shishe ujë dhe po ecja e më pas u ula duke parë njerëzit çfarë po bënin, çfarë po hanin në restorante, teksa ngisnin makinën dhe pashë që shoferët shqiptarë janë të çmendur vërtetë.

Arditi: Kjo i ka bërë përshtypje! Ne kemi edhe një shprehje “Prit, se s’ke parë gjë akoma”.

Në rregull, por sonte më lejo të jem shoqëruesi yt dhe do të të tregoj Tiranën ashtu siç është dhe më pas do të më thuash nëse do të pëlqejë apo jo.

Martina: Në rregull, e pranoj.

Arditi: Faleminderit!

Pas rrëfimit gazmor të këngëtares së njohur nuk mund të mungonte edhe pyetja nga publiku.

Nëse do të kishe mundësi të fshije një ngjarje nga jeta jote , cila do të ishte ?

Martina: Thonë se gjërat më të rëndësishme në jetë i harron kur ndodh diçka e keqe dhe kjo është këshilla ime më e mirë, të harroni çastet e vështira thjesht mendoni për çastet e bukura.

Arditi: Faleminderit! Tani skena për Martinën e cila do të këndojë në gjuhën e saj , këngën me titull “Koha është në anën tonë” dhe në kroatisht … më ndihmo pak Martina si është titulli i këngës në kroatisht?

Martina: “Vrijeme je na nasoj strani”.