Shoferi humb kontrollin e autobusit, 5 të plagosur në Tiranë – TV KLAN

Shoferi humb kontrollin e autobusit, 5 të plagosur në Tiranë

Shoferi i një autobusi të transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit për t’u përplasur me bordurën e një rruge në Tiranë duke lënë 5 pasagjerë të plagosur, pa rrezik për jetën.

Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore.

Të lënduarit po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione