Shoferi i dehur në Tiranë përplas makinën e policisë

Shoferi i dehur në Tiranë përplas makinën e policisë

10:38 15/09/2019

Një 47-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe kryente manovra të rrezikshme.

Shoferi me iniciale A.H. u raportua nga qytetarët pasi rrezikonte jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve të tjera. Në aksin nga Mjull Bathore drejt autostradës së Unazës së Madhe, ai u ndalua nga forcat policore.

47-vjeçari tentoi t’u largohej uniformave blu dhe goditi makinën e policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Tentativa e tij për t’u larguar dështoi, pasi u neutralizua nga uniformat blu.

Gjatë testit të alkoolit, shoferi rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.31 mg/l. Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT