Katër këmbësorë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në qytetin e Burrelit.
Policia njoftoi se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka aksidentuar 4 personat në fjalë. Ata ndodhen në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë.
Ndërkohë uniformat blu janë vënë në ndjekje të shoferit. Ky i fundit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu po vijojnë hetimet për të zbuluar se çfarë ndodhi. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e quajtur “ish-grumbullimi”./tvklan.al