Të miturit janë jashtë rrezikut për jetën

Dy fëmijë të moshës 14-vjeçare kanë mbetur të plagosur këtë të premte në Vlorë si pasojë e një aksidenti me makinë.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës në rrugën “Ali Demi”, kur një automjet që drejtohej nga 42-vjeçar, ka aksidentuar dy të miturit.

Ata u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Policisë Vlorë.

Tv Klan