Shoferi përplas qëllimisht me makinë 55-vjeçaren, i thyen këmbët

Foto ilustruese

Shoferi përplas qëllimisht me makinë 55-vjeçaren, i thyen këmbët

17:26 20/09/2020

Një grua 55 vjeç me iniciale K.H. ka mbetur e plagosur pasi u aksidentua me makinë nga një 61-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri i Zi në Shkodër. Sipas policisë, 61-vjeçari me iniciale H.S. përplasi qëllimisht me makinë gruan 55-vjeçare pas një konflikti që kishte me të.

Për pasojë, gruas iu thyen të dyja këmbët nga përplasja e fortë. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 61-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Policia është duke hetuar shkakun e konfliktit mes dy fqinjëve.

Ndërsa automjeti ‘Mitsubishi’ i 61-vjeçarit është sekuestruar. /tvklan.al





Të ngjashme