Shoferit të dehur i zbulohet pistoleta në makinë

Shoferit të dehur i zbulohet pistoleta në makinë

12:40 16/09/2019

Një 45-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

I arrestuari me iniciale G.K. nga Tirana, u ndalua për kontroll në zonën e Rrashbullit në qytetin bregdetar.

Pas testit të alkoolit, 45-vjeçari rezultoi se drejtonte mjetin tej normës së lejuar.

Ndërsa gjatë kontrollit në makinë iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë model “Sig-Sauer” me 3 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT