Një grua mbeti e plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi në zonën e Kombinatit. Gruaja ishte në timonin e automjetit të saj, kur në rrethana ende të paqarta i ra nga pas autobusit të linjës Kombinat-Kinostudio, duke mbetur e plagosur.

Siç shihet edhe në këto pamje të përcjella nga gazetari Besar Bajraktaraj, ajo u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore

Ndërkohë në vendin e ngjarjes autoritetet policore po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit./tvklan.al