Armand Abazaj, koleg i Arjan Salës, ka treguar momentet e fundit të 32-vjeçarit para së te futej në magazinën për të shpëtuar kolegët. Abazaj u shpreh se Arjan Salaj ishte futur në magazinë për të shpëtuar kolegët dhe ka nxjerr shumë punëtorë jashtë, por në fund nuk ia doli të dilte vetë i gjallë.

Ai thotë se ka pasur shumë tym dhe flakë dhe ka qenë shumë e vështirë që të fikej zjarri.

Po konsumonim një cinge, erdhi një thirrje nga roja se kishte tym mbrapa. U nisëm për tek flakët dhe kërkuam informacione më shumë. U futëm brenda magazinës dhe kishte shumë tym. Unë u ktheva dhe shkova port ë marrë bombolën e fikjes së zjarrit. Kam tentuar që të qëndrojë brenda, pash veten që isha shumë keq dhe kam dalë. Ishin shumë punëtorë që dolën jashtë. Arjani na bërtiste që të dilnim jashtë dhe ka nxjerr shumë njerëz jashtë. Pastaj e kam thirr ne radio, e kam marrë dhe në telefon dhe nuk më është përgjigjur”, tha ai.

Ndërkohë një koleg tjetër, Gentian Goga, tregon se si Airani u fuyt në magazinë dhe nuk doli dot më i gjallë.

Ishte mbushur gjithë tym, ai ka marrë bombolën më të afërt dhe u fut brenda. Ka thënë ‘dilni, dilni, por nuk po e shihnim më. Kishim një raport shumë të mirë, ishim dhe moshatar dhe na shkonte muhabeti për çdo gjë ishte shumë i afërt”, tha Goga./tvklan.al