Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kanada. Një meteorit u përplas në çatinë e një shtëpie duke rënë drejt e në shtratin zonjës që jetonte aty.

“Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar në jetën time”, tha Ruth Hamilton pas një shiu meteoritësh në zonën perëndimore të Kanadasë.

Ajo tregoi se u zgjua e shokuar këtë javë kur dëgjoi zhurmat e përplasjeve. Policia fillimisht dyshoi për një grup konstruksioni që ndodhej në zonën pranë, por punëtorët thanë se kishin parë shpërthime në ajër.

Autoritetet menduan menjëherë që objektet janë meteorite, raporton Canadian Press.

Ruth Hamilton dëshiron ta mbajë gurin që i ra në shtëpi dhe se është e lumtur që nuk u lëndua. /tvklan.al