Kanye West ka tronditur rrjetin me deklaratën e fundit që ka bërë. Ai thotë se ka kryer akte seksuale me kushëririn e tij, kur kanë qenë fëmijë. Këtë rrëfim tronditës ai e ka kthyer në një këngë të titulluar “Cousin”. Në videon që shoqëron këngën janë përdorur klipe nga video-lojëra të ndryshme dhe imazhe gjysmë pornografike.
Pas publikimit të këngës ditën e djeshme, më 21 Prill 2025, ai ka rrëfyer gjithë historinë e fëmijërisë me kushëririn e tij që në atë kohë ishte vetëm 6 vjeç.

West rrëfen se gjeti në sendet personale të mamasë së tij të ndjerë, disa revista pornografike që në fakt i kishte i ati. Revistat përmbanin skena të turpshme, puthje mes burrave dhe kjo gjë i shtyu më shumë kureshtjen për ta provuar, për të kryer më pas seks oral me kushëririn e tij. Kjo gjë vazhdoi deri në moshën 14-vjeçare.
Reperi tha se pavarësisht kësaj ai nuk është i tërhequr nga meshkujt. Në daljet publike ai e ka përmendur shumë shpesh kushëririn e tij, i cili tani ndodhet në burg për vrasje.
Kanye West është lakuar jo pak herë nga mediat dhe portalet për skandalet, deklaratat dhe akuzat fyese ndaj ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian, por kjo shënon herën e parë që 47-vjeçari bën një deklaratë personale kaq të fortë./tvklan.al