Trajneri gjerman ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin pas 9 viteve

Trajneri Jurgen Klopp, do të largohet nga stoli i Liverpool në fund të sezonit, sepse po i shterojnë energjitë. Gjermani e mori detyrën në tetor të 2015-ës dhe kontrata e tij përfundon në verën e 2026-ës.

Me të kuqtë ai fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 2019, përpara se ta drejtonte ekipin drejt titullit të parë të Premier League në 30 vite në sezonin 2019-2020.

“Ia komunikova klubit që në nëntor! E kuptoj që është një shok për shumë njerëz kur e dëgjojnë për herë të parë. Dua çdo gjë rreth këtij klubi, qytetin, ekipin, tifozët e stafin!Arsyeja është se po më mbarojnë energjitë! E di se nuk mund ta bëj punën, sërish, e sërish e sërish! Pas kaq viteve bashkë, çfarë ne kemi kaluar, më e pakta që ju detyrohem është e vërteta!

Liverpuli ka fituar çdo trofe të mundshëm që kur gjermani u ul në stol. Ai i udhëhoqi të kuqtë në fitimin e Kupës së gjsahtë europane, kur në 2019 mundi Totenhemin ën fianlene Ligës së kampioneve.

Më pas, ekipi fitoi Superkupën UEFA, Botërorin e Klubeve dhe në sezonin në vazhdim Premier Ligën.

Në 2021-2022, skuadra fitoi dy kupa në shtëpi, ndërsa u mund në Paris në finalen e Ligës së Kampioneve nga Real Madridi.

Klan News