Teksa mungojnë vetëm dy muaj nga touri i shumë përfolur i grupit “Spice Girl”, deklarata e fundit e Mel B ndoshta e rrezikon ribashkimin.

Gjatë një interviste në “Life Stories” nga Pierce Morgan, 43-vjeçarja ka pohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Geri Halliwell.

“Ke ardhur këtu që të jesh shumë e sinqertë, a ke fjetur apo jo me Geri Halliwell

“, e pyet Morgan.

Mel e anashkaloi pyetjen duke thënë se ato të gjitha kanë fjetur në një krevat bashkë, por insistimit të Morgan nëse ka patur marrëdhënie intime me Gerin, ajo iu përgjigj duke qeshur dhe duke pohuar me kokë.

“Ajo do të më urrejë për këtë, sepse ajo është e shumë e devotshme në shtëpi, me burrin e saj, por ky është një fakt

”, ka shtuar në fund Mel B, e cila prej disa kohësh ka pranuar se është biseksuale.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë edhe reagimi i Gerit, pas këtij rrëfimi të shoqes së saj që po bën xhiron në mbarë mediat rozë.

Tv Klan