Shoku i burgut i thotë “o monstër të futi gruaja në burg”, Bashkimi: Nuk jam kontigjent…

Shoku i burgut i thotë “o monstër të futi gruaja në burg”, Bashkimi: Nuk jam kontigjent…

18:55 15/11/2020

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” janë bërë dy shokë që janë njohur në burg. Ata kanë dashur dhe respektuar njëri-tjetrin edhe pasi kanë dalë nga burgu. Për hir të miqësisë Fatmiri i jep 10 milion lekë borxh Bashkimit për të rregulluar shtëpinë, por pa asnjë dokument. Tani Fatmiri kërkon lekët, por Bashkimi jeton vetëm me pensionin dhe nuk ka gjendje ekonomike, sepse pasi u divorcua gruaja ia ka marrë të gjitha lekët.

Fatmir: Unë jam detyruar të sjell këtë monstrën këtu se kam besim këtu.

Bashkim: Të lutem mos më ofendo.

Fatmir: Si mos të të ofendoj, ty të futi gruaja në burg.

Bashkimi: Nuk më futi gruaja më futi policia.

Fatmiri: Unë të kam mbajtur tre herë në shtëpi, të kam mbajtur me bukë, të kam respektuar.

Bashkimi: Ta di për nder.

Fatmiri: Jam rritur në kurbet, nga viti 2014 deri ne 2020 më kanë marrë 4 herë në burg.

Eni Çobani: Ku u njohe me Bashkimin?

Fatmiri: Unë isha në burg, pas 6-7 muajsh vjen Bashkimi, mu duk burrë i mirë, halleçi.

Eni Çobani: Në burg t’u duk burrë i mirë? Po në burg hyn nëse ka bërë diçka. Ti pse hyre në burg?

Fatmiri: Nga ty dua lekë vëlla. Bëj një kontratë me mua të hamë pensionin bashkë derisa të bësh lekët, se unë nuk kam ndihmë ekonomike, asgjë. Nipërit, fëmijët dhe gruan i kam në Zvicër dhe po zihem me ata sepse ata më kanë ndihmuar deri tani.

Eni Çobani: Zoti Bashkim ju të dy jeni kontigjent burgu, më vjen keq.

Bashkimi: Unë nuk jam kontigjent burgu. Ky kishte gjyqin për veten e tij dhe do më ndihmonte dhe mua, të gjej pafajësinë time. Unë jam rritur me papare, si i thoni juve bukë me ujë, nuk pretendoj për asnjë gjë në jetë. Më të madhe kam nderin, dua të gjendet sinqeriteti. Unë nuk jam kontigjent burgu, kam qenë familjar i rregullt dhe do vazhdoj të jem pavarësisht se përpiqen të më shkelin me këmbë, policia, shteti apo kushdo qoftë.

Eni Çobani: Pse u fute në burg?

Bashkimi: U futa për dhunë në familje.

Eni Çobani: Do të thotë që policia ka vërtetuar me fakte që ju zotëri keni kryer dhunë ndaj bashkëshortes.

Bashkimi: Policia nuk më ka pyetur fare. Bëra 5 muaj e gjysmë burg, më ka ardhur në mendje që kam bërë vetëm 1 minutë gjyq. /tvklan.al





Të ngjashme