Një burrë dhe partnerja e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për veprën penale të vrasjes me dashje.

Arturo Novoa ka mbajtur të fshehur për javë të tëra në frigoriferin e mikut të tij turpin e të dashurës, të cilin e kishte masakruar, pasi donte të jetonte me një femër tjetër.

Çifti i ri  Arturo Novoa dhe Katrina Layton ishin zhvendosur në shtëpinë e Shannon Graves, pasi e kishin therur dhe përdornin kartat e saj të kreditit si dhe kujdeseshin për qenin e saj.

Novoa dhe Layton u arrestuan në shtëpinë e 28- vjeçares pranë Youngstoën, Ohio.

Familja e Shannon Graves kishte bërë denoncim në polici në muajin qershor, pasi vajza e tyre ishte zhdukur dhe nuk kishin më asnjë kontakt.

Novoa kërkoi ndihmë nga një mik që të mbante trupin e saj në një frigorifer të mbyllur, tha policia, por ai u bë kurioz dhe vendosi të hapë atë dhe u shokua nga ajo që pa.

Ai njoftoi menjëherë policinë, e cila pas hetimeve doli në përfundimin se trupi i gjetur ishte ai i 28 vjeçares të shpallur në kërkim./tvklan.al