Festimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri kanë njohur vitet e fundit ndryshime rrënjësore duke i ngjarë gjithnjë e më shumë festimeve evropiane. Të gjitha këto duken nga mënyra e dekorimit, në blerjet e dhuratave dhe shpenzimet për këto ditë të shënuara.

Fëmijët mbeten gjithnjë në fokus, këtë të paktën tregojnë statistikat të cilat bëjnë me dije se dhuratat më të mëdha dhe shpenzimet shkojnë tek ta. Por gratë rezultojnë shumë pasiononte në këtë periudhë të vitit porsa i përket zbrazjes së portofolit. Megjithëse Krishtlindjet vijnë dhe ikin në shumë vende të botës, blerjet nuk ndalojnë.

Shumë njerëz vazhdojnë të blejnë pasi çmimet pësojnë një rënie të konsiderueshme. Të paktën kjo është panorama që vjen nga jashtë. Kryesisht janë dekorimet festive ato që pësojnë ulje dhe shumë njerëz përfitojnë për tu pajisur me zbukurime për vitin e ardhshëm.

Edhe në Shqipëri shpenzimet për periudhën e fetave janë rritur për shkak edhe të ofertave. Gjatë festave në Shqipëri vihet re një rritje çmimesh,por për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Ylli Rakipi, Dritan Shakohoxha, Ermal Hasimja, Erinda Ballanca, Jorida Rustemi, Fjoralba Mishaxhi, Drini Zeqo, Anila Bisha./tvklan.al