Dritat janë shtuar, bredhat janë kthyer në elementin konkurrues të festimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Format argëtuese janë krejtësisht të tjera nga ato të para viteve ’90.

Festimet për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri kanë njohur vitet e fundit ndryshime rrënjësore, duke i ngjarë gjithnjë dhe më shumë festimeve europiane.

Të gjitha këto duken që nga mënyra e dekorimit të ambienteve festive, blerjet e dhuratave dhe shpenzimet për këto ditë të shënuara.

Ndryshe nga vendet e tjera të botës, ku ulen çmimet gjatë festave, në Shqipëri vërehet një rritje e tyre.  

Po në Shqipëri sa shpenzohet për festat e fundvitit? Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar aktorja Anila Bisha, spikerja e lajmeve në Tv Klan, Fjoralba Mishaxhi, psikologia Jorida Rustemi, avokatja Erinda Ballanca, gazetari Ylli Rakipi, gazetari sportiv Dritan Shakohoxha, pedagogu Ermal Hasimja dhe spikeri i lajmeve në ABC News Drini Zeqo./tvklan.al