Konferenca e katërt Ndërkombëtare e Shoqatës së Atlantikut, është mbledhur për të diskutuar gjendjen dhe prespektivat e stabilitetit në Ballkan. Në Konferencë u diskutua situata në Kosovë dhe në rajon. I pranishëm në konferencë ishte ministri i Jashtëm Paskal Milo, i cili mendon që forcat politike në Kosovë duhet të bashkëpunojnë në një zgjidhje paqësore. Anëtari i Këshillit drejtues të shoqatës Arian Starova e quan politikën shqiptare inaktive. Sipas anëtarit tjetër Maqo Lakrori NATO duhet të ndërhyjë për zgjidhjen në Kosovë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti