“Po ndihmojmë për ligjin e standardeve të ndërtimit”

Shoqata e Inxhinierëve dhe Konsulentëve kërkon ngritjen e strukturave shtetërore të cilat duhet të vendosin standardet se si do të ndërtohet në të ardhmen. Faruk Kaba, kreu i kësaj shoqate propozoi rikthimin e Institutit Shtetëror Shkencor për të analizuar dhe zbatuar mënyrën e ndërtimit.

Ai pranoi se për situatën e dëmtimeve të shumë shtëpive kanë pasur faj dhe inxhinierët, duke e konsideruar të domosdoshëm ngritjen e Urdhrit të Inxhinierit për Rregullimin dhe licencimin e këtij profesioni.

Kaba tha se një nisëm ligjore për vendosjen e standardeve në ndërtim është iniciuar që në vitin 2007, por vetëm tani procesi është përshpejtuar dhe po merr vëmendje nga qeveria.

Shoqata e Inxhinierëve ofroi ndihmë në certifikimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti nëse janë ose jo të banueshme dhe format e riparimit të tyre. Edhe pse asistenca teknike do të jetë falas, ata i kërkuan qeverisë pajisjet e posaçme për të bërë studimin e ndërtesave.

Tv Klan