“Kërkesat shumë të larta, por e përballojmë”

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë premton se çdo dëm i siguruar nga tërmeti do të paguhet për çdo të dëmtuar sipas masës së kontratës së lidhur me kompaninë përkatëse.

Në një deklaratë për mediat, kjo shoqatë bën me dije se kërkesat për të nisur verifikimin e dëmeve e më pas dëmshpërblimin e tyre janë me qindra e se fatura është shumë herë më e lartë se ajo e tërmetit të 21 Shtatorit.

Vetëm për dëmet e 21 Shtatorit kompanitë kanë një faturë dëmesh prej 4.5 milionë dollarësh, ndërsa pritet që fatura e 26 Nëntorit të jetë shumë fish më e lartë.

Shoqata siguron se kapaciteti financiar i tregut dhe kompanive të risigurimit që ato kanë kontratë është i tillë që i përballon të gjitha kërkesat.

Tv Klan