Drejtuesit e Shoqatës për Kulturë Demokratike janë shprehur se Kushtetuta është një marrëveshje e qytetarëve me qeverinë e tyre ndaj dhe detyra e tyre ishte informimi i qytetarëve me këtë dokument të rëndësishëm. Kjo shoqatë joqeveritare ka punuar për 8 muaj rresht për informimin e qytetarëve me projekt Kushtetutën pasi sipas tyre përpara se qytetarët të shkojnë në kutitë e votimit ata më parë duhen informuar se cilat janë çeshtjet që përbëjnë këtë dokument të rëndësishëm. Kryetarja e kësaj shoqate tha se detyra e shoqatës nuk është për të bindur qytetarët në duhet të votojnë apo jo por këshillat e tyre kanë qënë në mënyrat se si votohet pasi më parë ka patur  mjaft ngatërresa. Gjithashtu në testimin që është bërë në muajin Tetor 32% e të testuarve janë njohur me tekstin e projekt Kushtetutës ndërsa 37% kanë informacion të përgjithshëm dhe 20% e qytetarëve nuk kanë informacion fare. Sipas Shoqatës për Kulturë Demokratike, këto shifra kanë ardhur si rrjedhojë e intensifikimit të qëndrimeve më mënyrë  publike të forcave politike shqiptare .

Pamje Shoqata për Kulturë Demokratike konferencë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj