
Shoqëri apo diçka më shumë mes Eridës dhe Aleksandros?
Aleksandros dhe Erida të cilët janë çift pas rikrijimit që ndodhi mbrëmjen e ‘Prime’, kanë folur rreth njëri-tjetrit në episodin ditor që është transmetuar në orën 18:20 në Televizionin Klan. Erida ndër të tjera është shprehur se e ka zgjedhur Aleksandros për të pasur më shumë një shoqëri, pasi e di që ky i fundit po krijon një marrëdhënie me Uedën brenda vilës së dashurisë.
Pjesë nga biseda:
Aleksandros: Çfarë kishe në mendje kur na pe të dy bashkë mua dhe Stivin?
Erida: Ishte e vështirë sepse me Stivin kam qenë shumë e afërt dhe me ty. Më ka ardhur shumë keq për Stivin, por duke e ditur që dikush jashtë po e priste zgjodha që të qëndroje ti. E bëra më shumë nga ana shoqërore sepse ti je këtu me Uedën dhe mendova të të jepja shansin. Sepse Stivi e ka mbyllur këtë kapitull.
Episodet ditore të Love Island Albania i ndiqni në orën 18:20 në Televizionin Klan dhe ‘Prime’ çdo të diel në orën 21:00 nën drejtimin e Luana Vjollcës./ Love Island Albania