P@Për herë të dytë shoqëria civile i tha jo rritjes së taksave. Përfaqësues të saj, por edhe të grupeve të interesit protestuan para paralamentit në kohën që deputetët po diskutonin nen për nen paketën fiskale. Ata u shprehën se me këtë paketë mazhoranca po shkel me të dyja këmbët premtimet e fushatës.

Në protestë u dhanë shembuj të ngjashëm për pasojat që pati rritja e taksave në vende të tjera.

Protestuesit i kanë kërkuar deputetëve t’i thonë jo mashtrimit progresiv që sipas tyre e kundërshtojnë 97% e shqiptarëve.