Kërkohet marrje përgjegjësish nga qeveria

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan sërish këtë të hënë përpara Ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për Jonadën 7-vjeçare e cila u godit për vdekje me skaf nga ish-polici Arjan Tase në Potam të Himarës.

Përveç mesazheve në pankarta, protestuesit derdhen bojë të kuqe në muret e Ministrisë. Më pas protesta u zhvendos përpara selisë së Kryeministrisë.

Qytetarët paralajmëruan mbledhjen e firmave për të iniciuar një peticion për shkarkimin e ministrave Çuci dhe Kumbaro.

Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të partive politike, por ndryshe nga hera e kaluar munguan krerët e partive opozitare.

Tv Klan