Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur për mediat lidhur me shoqërimin në polici të disa protestueseve që u konfliktuan me policinë mëngjesin e sotëm para Parlamentit. Ajo i bëri thirrje autoriteteve që të lëshojë protestuesit.

“Ne jemi këtu për të treguar që çdo ditë dhe më shumë frika dhe paniku ka përfshirë Edi Ramën dhe grupin e tij. Policia ka shoqëruar mbi 14 djem që nuk kanë bërë asnjë gjë. Sot nuk ka pasur aspak dhunë dhe ka qenë një ditë plot dashuri. Frika e Ramës ka çuar Policinë e Shtetit për të arrestuar këta të rinj. Të dalin djemtë sa më shpejt, ne nuk lëvizim nga këtu”.

Ish deputetët e opozitës kanë kërkuar që të futen në ambientet e Policisë së kryeqytetit, por nuk janë lejuar./tvklan.al