bozdooShoqërimi dhe mbajtja në polici e 5 punonjësve të Bashkisë së Tiranës që po punonin për instalimin e një semafori në afërsi të shkollës “Harry Fullz” në kryeqytet ka ngjallur reagimin e ashpër të Bashkisë së Tiranës.

Nënkryetari Eno Bozdo akuzoi një biznesmen pranë kryeministrit se në kundërshtim me ligjin ka penguar investimin  dhe ka kërkuar rrëmbimin e punonjësve të bashkisë.

Sipas tij, individi në fjalë, sipas të dhënave konfidenciale nga vete policia e Tiranës i ka telefonuar Kryeministrit dhe ky i fundit, për të mos i prishur qejfin mikut të tij, ka urdhëruar personalisht strukturat drejtuese të komisariatit nr 3, që të ndërhyjnë dhe të marrin peng punonjësit e Bashkisë.

Bashkia e Tiranës tha se se kushdo që është i përfshirë në këtë çështje do të paditet penalisht dhe i bëri thirrje prokurorit të përgjithshëm z. Adriatik Llalla të ndërhyjë sa më parë dhe të vërë përpara përgjegjësisë ata që janë fajtorë, të urdhëruar dhe urdhërues të kësaj ngjarje shumë të rëndë.

 

Tv Klan