Shoqërohen në polici 7 kontrollorë të trafikut ajror



Shoqërohen në polici 7 kontrollorë të trafikut ajror

23:38 07/04/2021

Pasi ditën e sotme u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit, 7 kontrollorë të trafikut ajror janë shoqëruar nga policia. Tvklan.al mëson se kontrollorët janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Më herët, një prej kontrollorëve të AlbControl, Andel Trebicka, deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se policia ka filluar arrestimin e kolegëve të tij.

Fluturimet në aeroportin e Rinasit janë bllokuar pa patur një afat të përcaktuar vonese. Shkak është bërë lënia e punës nga 60 kontrollorë të trafikut ajror në Shqipëri, të punësuar pranë Albcontrol, të cilët kryejnë shërbimin e sinjalizuesit për navigimin ajror dhe ulje-ngritjen e avionëve.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku e kanë konsideruar këtë veprim si grusht shteti. Godina e kullës së vrojtimit, e cila konsiderohet si një ndërtesë e sigurisë së lartë, është marrë në ruajtje nga Forcat e Armatosura./tvklan.al







Të ngjashme