Dy djemtë e heroit të demokracisë Azem Hajdari janë shoqëruar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit pasi janë konfliktuar me një person.

Burime nga policia thonë se dy djemtë, Kirjald Hajdari dhe djali më i vogël Azem Hajdari u shoqëruan në komisariat më 2 Janar pas konfliktit me një person të tretë. Ata u morën në pyetje dhe më pas u lanë të lirë.

Dy vëllezërit Hajdari ushtruan dhunë ndaj personit me të cilin u konfliktuan për motive ende të panjohura.

/tvklan.al