Mbështetësit e opozitës u përplasën me policinë

Pas protestës së degës së PD në Shkodër ku nuk munguan tensionet, policia shoqëroi në komisariat kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike së këtij qyteti, Arvit Bushati.

Mbështetës të kësaj partie u përplasën me policinë para godinës në të cilën po zhvillohej mbledhja e konstituimit të Këshilli Bashkiak.

Pas disa orësh në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Arvit Bushati u lirua. Ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Tv Klan