Mbrëmjen e së dielës është shoqëruar në Policinë e Gjirokastrës Dasho Aliko, kryetar i PD Gjirokastër dhe Spartak Rasa, sekretar i degës së PD Gjirokastër.

Sipas ABC News mësohet se mbi ta rëndon akuza për veprën penale “tubim të paligjshëm”. Aliko dhe Rasa ishin organizatorë të protestës së sotme në Virua, me qëllim që të bllokonin takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama.

Aliko dhe Rasa do të procedohen në gjendje të lirë.

/tvklan.al