Orgest Miraka tregon se në 6 Maj 2020, rreth drekës, ka qenë duke shoqëruar vëllain e tij të sëmurë bashkë me nusen nga spitali në shtëpi.

Ai thotë se ka kaluar 3 postblloqe policie me letrën e spitalit. Por në rrugën e Kavajës, një punonjës policie nuk e ka marrë parasysh këtë letër dhe i ka marrë lejen e qarkullimit të makinës me qira dhe patentën.

Mora letër nga “Spitali Hygeia” për të qarkulluar, ma dha makinën siç ishte rregulli. Kam vajtur tek “Spitali Hygeia”, nga aty kam shkuar tek “Spitali Nënë Tereza”. Në orën 3:10 kam dalë nga aty, duke ardhur më kanë ndaluar 3 postblloqe, sa kanë para letrat e spitalit më kanë lëshuar, kurse një automjet policie më hapi sirenat këtu në rrugën që jemi dhe më kërkon lejen e qarkullimit, ia dhashë dhe i thashë që kam qenë në spital. ‘Nuk më interesojnë fare të spitalit, nuk më intereson asgjë se jeni 3 veta’, më tha. I thashë që jemi 3 persona, por jemi familjarë, siç kemi ardhur nga Franca. ‘Nuk më interesojnë asnjë lloj gjëje nga këto dhe është vendosur ligji për t’u hequr’. Unë nuk isha për qejf, isha për hall”, thotë Miraka.  

E vetmja zgjidhje i mbeti komisioni.

U detyruam të lëviznim me taksi. Dje e dërgova vëllain tek spitali në Laprakë me taksi, ka vjellur në taksi vëllai dhe taksia nuk e merrte përsipër. Jam i detyruar, i vetmi nga familja që kam patentë, mund ta vërtetojmë, jam i vetmi që e kam ndjekur bashkë me nusen, dhe vëllai është në gjendje të rëndë.

Gazetarja e “Stop” komunikoi me komisariatin e policisë rrugore për këtë situatë dhe Orgestit iu kërkua të dorëzonte dokumentacionin e spitalit dhe ankesën.

Në datën 16 Maj komisioni mori vendim në favor të Orgest Mirakës, duke i kthyer dokumentet e bllokuara, patentën dhe lejen e qarkullimit.

Faleminderit shumë, falënderoj emisionin “Stop”, falënderoj policinë e Tiranës dhe komisionin që më dhanë lejen e qarkullimit dhe patentën, sepse vërtetë më duhet për hall. E kam situatën vërtetë të keqe. Ju falënderoj shumë./tvklan.al