“Si mundet që shoqja ime të ma bëjë këtë. E dija se isha e sigurtë me të”.

Është kjo historia e trishtë e një gruaje nga Afrika e Jugut. Grizela Grootboom u trafikua nga shoqja e saj si skllave seksi kur ishte 18 vjeçe. Ajo ka treguar për BBC historinë e dhimbshme të jetës së saj, kur fillimisht ishte njohur me shoqen e saj.

Për shkak të marrëdhënies së ngushtë, ajo ka treguar se ishte e gatshme të lëvizte me shoqen e saj për një jetë të re.

“U mundova që të shkoja në shkollë atë vit. Ishte i njëjti vit kur takova një shoqe dhe u bëmë shumë të afërta me njëra tjetrën. U bëmë shoqe shumë të ngushta. Ishte i njëjti vit kur ajo tha se do të shkonte në Johanesburg për shkak se familja e saj po zhvendosej dhe ajo kishte nevojë të studionte. Unë isha gati të lëvizja me të sepse ajo më njihte dhe nuk më paragjykonte. Ajo tha: “Po, nëse do mund të vish”. Mora trenin nga Cape Town dhe shkova në Johanesburg, e gëzuar për një jetë të re”, tha ajo.

Por këtu nis pjesa më e vështirë e Grizeldës. Ajo u shpreh se shoqja e la në një apartament në periferi të Yeoville. Ky ishte edhe momenti i fundit kur e pa.

“Shkoi të blinte ushqime dhe kjo ishte hera e fundit që e pashë. Nisa të fle pak sepse kisha bërë një udhëtim të gjatë. U zgjova nga tre djem. Ishte goditja më e fortë që mora në stomak dhe po më zhvishnin. Më lidhën, më mbyllën sytë dhe më droguan”, rrëfeu ajo.

Pastaj tmerri vazhdoi derisa u largua. Pavarësisht të gjitha të këqijave, Grizelda është e inatosur me shoqen e saj, por e fal atë.

“Me kohën, filluan të sillnin klientë. Ata bënin çfarëdo lloj gjëje që donin. Mund të zgjaste gjithë ditën nëse kishte klientë. Fillova të numëroja mbrapsht për të kuptuar sa zgjaste një person. Nëse nuk bëje atë që kërkonin, të rrihnin dhe të godisnin. Më kanë nxjerrë nga shtëpia në mes të natës dhe gjëja e parë që kam shijuar ishte ajri i freskët. Çdo lot që kam nxjerrë deri më sot është nga dhimbja që kam menduar. E fal atë”, tregoi ajo.

Tashmë Grizelda Grootboom ka shkruar një libër të quajtur “Exit” për të ndihmuar vajzat të dalin nga prostitucioni dhe skllavëria e seksit. Sipas Kombeve të Bashkuara janë rreth 1 mijë femra që trafikohen në Afrikë çdo vit. /tvklan.al