Kundërshtarë më të dobët në letër për turin e tretë të Conference League

Partizani pati një tjetër short të favorshëm në letër në kupat e Europës. Ekipi kampion i Shqipërisë nëse kalon Atletic Club d’Escaldes të Andorrrës do të përballet në turin e tretë të Conference League me fituesin e përballjes Tre Penne të San Marino – Valmira e Letonisë.

Të gjitha këto skuadra nuk kanë kaluar asnjëherë një tur në kupat e Europës. Një motiv ky për Partizanin që të përpiqet të ecë në këtë aktivitet me synimin pjesëmarrjen në fazën e grupeve për herë të parë në një turne kontinental për klube.

Po në shortin e hedhur këtë të hënë Tirana që duhet të eliminojë një skuadër të njohur si Besiktas në turin e dytë, njohu kundërshtarët e mundshëm në atë pasardhës. Zeljeznicar i Bosnje Hercegovinës ose Neftçi i Azerbajxhanit u përcaktuan nga goglat.

Tv Klan