Juve përballë Barcelonës, Inter gjen Real Madrid

Sezoni i ri i Champions League do të risjellë sfidën e drejtpërdrejtë mes dy prej futbollistëve që kanë bërë historinë e futbollit në 10 vitet e fundit. Ronaldo kundër Messit. Klubet e tyre, Juventus dhe Barcelona janë pjesë e grupit G të Champions League. Shorti i hedhur vendosi që në të njëjtin grip të jetë edhe Dinamo e Kievit dhe Ferencvarosh ku luan sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni.

Edhe Inter nuk do të ketë të lehtë grupin e Champions, teksa u shortua me Real Madrid, Shakhtar Donetsk dhe Borussia Mönchengladbach.

Në grupin A, Bayern Mynih dhe Atletico Madrid do të jetë përballja me e madhe.

Por grupi më i fortë është ai ku bëjnë pjesë PSG, Manchester United, Leipzig si surpriza e sezonit të shkuar dhe İstanbul Başakşehir.

Një tjetër kampion si Liverpool do të përballet me Atalantan që ka frikësuar të gjithë me paraqitjen në Europë dhe kampionat, por edhe me Ajaksin që bën pjesë duke e kthyer grupin të të paparashikueshëm.

Përballje interesante priten nga grupi C mes Portos Manchester |City Olympiakos dhe Marseille.

Një lajm i mirë erdhi nga mbledhja e komitetit ekzekutiv të UEFA-s. Pas testimit në superkupën e Europës, UEFA do të lejojë tifozët në stadiume në 30% të kapacitetit, por duke respektuar rregullat e vendeve ku do të zhvillohen ndeshjet, duke nisur nga ndeshjet e kombëtareve.

Tv Klan