Teuta dhe Laçi njohin kundërshtarët e mundshëm në Play Off

Teuta dhe Laçi njohën rivalët e mundshëm në fazën play off të Conference League.

Skuadra durrsake nëse kalon irlandezen Shamrock Rovres do të përballet me të kualifikuarin në përballje Omonoia – Flora Tallinn.

Qipriotët kanë një përvojë të gjatë në kupat e Europës ku sezonin e kaluar shkuan deri në grupet e Europa League.

Estonezia Flora Tallinn që merr pjesë rregullisht në aktivitetet e UEFA-s ka luajtur në të kaluarën me Kukësin, duke u eliminuar nga ekipi shqiptar.

Laçi nëse kalon një kundërshtar tepër të vështirë si ekipi belg Anderlecht do të sfidojë një nga skuadrat, holandezen Vitesse ose irlandezen Dundalk.

Tv Klan