Real Madrid do të luajë me Manchester City, që drejtohet nga ish – trajneri i madrilenëve, Manuel Pellegrini dhe Atletico Madrid do të pëballet me Bayern Munchen.

Ky është shorti i fazës gjysmëfinale të Champions League i hedhur të premten në Nion.

Real Madrid paraqitet si më favorit, ndërsa në përballjet e mëparshme me Manchester City nuk ka pësuar humbje.

Në takimin tjetër, Atletico Madrid – Bayern Munchen, rikujtohet finalja e vitit 1974, ku ekipi gjerman u shpall kampion i Europës për herë të parë.

Shorti vendosi edhe ndeshjet gjysmëfinale të Europa League.

Liverpool do të luajë me Villarreal dhe ekipi kampion në fuqi, Sevilla, me Shakhtar Donetsk.

Takimet e Champions dhe Europa League do të luhen me sistem vajtje – ardhje në fundin e muajit Prill dhe në fillimin e Majit.

Endrit Sauku/Tv Klan