Finalja e Divizionit D nuk luhet në Prishtinë

Kosova nuk do të ketë mundësinë të luajë në shtëpi nëse kalon në finalen e Divizionit D në Ligën e Kombeve. Kjo doli nga shorti i hedhur të premten në Nion.

Nëse dardanët eliminojnë Maqedoninë e Veriut në përballjen e Shkupit do të luajnë në fushën e ekipit që do të kualifikohet nga sfida Gjeorgji-Bjellorusi.

Këto takime që do të përcaktojnë skuadrën që do të shkojë në finalet e Euro 2020 do të luhen në muajin Mars.

Tv Klan